Peshqirët janë një ndër objektet që përdorim më së shumti por që gjithashtu janë një ndër produktet më të pista në përdorim.
Për shkak të mikrobeve që ato mbajnë është mirë që pëshqirët mos të përdoren për një kohë shumë të gjatë.
Këto mikrobe, shumica e të cilave vijnë nga tualet, shumëfishohen pastaj në të gjithë peshqirin.
Prandaj, eksperti i higjienës, prof. Philip Tierno rekomandon që t’i lani peshqirët pas 3 përdorimeve, për të shmangur çdo infeksion nga mikrobet.
Kjo është vetëm nëse peshqiri thahet mirë pas çdo larjeje, thotë prof. Tierno, mikrobiolog tek Universiteti i Nju Jorkut, Fakulteti i Mjekësisë.
“Ideja është që të jeni të kujdesshëm”, thotë prof. Tierno.
“Nëse peshqiri mban erë të keqe (çfarëdolloj ere), po rriten mikrobe në të, prandaj duhet të lahet.
Për njerëzit që ndajnë të njëjtin peshqir rreziku është edhe më i madh. Kjo sepse ata që ndajnë të njëjtin peshqir mund të bien në kontakt me organizma që trupi i tyre nuk është mësuar t’i përballojë.
Këtu përfshihet bakteri ‘staphylococcus aureus’, thotë prof. Tierno, i cili mund të shkaktojë infeksione në lëkurë.