“Gazetarët punojnë në kushte jo të sigurta”. Ky ishte konstatimi i raportit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për gjendjen e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend. Në raport janë regjistruar 18 sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar, 13 prej të cilave kanë qenë sulme fizike.
Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmait, 90% e këtyre sulmeve janë kryer nga partia që ishte në pushtet në atë kohë. SHGM-ja, në raport gjithashtu ka shkruar se gazetarët gjatë vitit 2017 janë përballur edhe me kushte të vështira ekonomike, paga të ulëta dhe të parregullta, por edhe më presion nga pronarët e mediave për të ndikuar në mënyrën se si ato shkruajnë, me qëllim që të kursehet reklamuesit e mëdhenj në media. Megjithatë, kryetari Selmani përshëndet punën e policisë së Maqedonisë duke thënë se tanimë është më aktive në ndalimin e dhunës dhe kapjen e dhunuesve të gazetarëve.
“Për dallim nga vitet e kaluara ka përmirësim në veprimin e policisë ndaj dhunës ndaj gazetarëve, tani ajo shpejt identifikon dhe ngrit akuza penale dhe për kundërvajtje kundër dhunuesve, por lëndët mbesin në prokurori dhe asnjë nga dhunuesit nuk është nxjerrë përpara Prokurorisë”, tha Naser Selmani – Kryetar i SHGM-së.











