Ja se si duhet të veproni para fletvotimit

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore. Mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV llambë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë.

Vendvotimet duhet të hapen saktë në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohet gishti i madh i djathtë me UV llambë që të shihet nëse ka gjurmë nga UV spërkatësi pa ngjyrë, pastaj bëhet kontroll i dokumenteve për identifikim personal dhe ai nënshkruhet në certifikatën nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i bordit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset. Para se të drejtohet votuesi te paravani për votim spërkatet me spërkatës pa ngjyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu