Ja se si Putin fiton nga ndarja e Kosovës, e publikon skenarin media amerikane

Agjencia amerikane “Bloomber” ia ka kushtuar një shkrim të veçantë marrëveshjes përfundimtare që pritet të nënshkruhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Aty është përmendur edhe opsioni më i përfolur; Korrigjim i mundshëm i kufijve që nënkupton ndarjen e Kosovës. Sipas agjencisë nga SHBA-ja, ky veprim mund t’i konvenonte Rusisë.

“Një rezultat i tillë mund t’i jepte legjitimitet Moskës për një zgjidhje të ngjashme për të ngrirë konflikte në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë”, thuhet në shkrim.

Ndër të tjera, “Bloomber” përmendi edhe deklaratat e fundit të dy presidentëve, Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçi në forumin Alpbach që u mbajë në Austri.

Agjencia amerikane vlerëson se shkëmbimi territorit do të ishte një zgjidhje e keqe. “Shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë do të çonte në shumë probleme”, thuhet në shkrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu