Ja si Lavrov po e nxit Afrikën kundër Perëndimit

Në Addis Ababa, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u bëri thirrje vendeve në zhvillim, veçanërisht atyre afrikane, që të mos mbështesin një botë të qeverisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i paralajmëruar se ato mund të jenë të radhës që do të goditen nga zemërimi amerikan.

“Është në dorën tonë të vendosim nëse duam një botë në të cilën Perëndimi…plotësisht i nënshtruar ndaj SHBA-ve…beson se ka të drejtë të vendosë kur dhe si të promovojë interesat e veta pa respektuar ligjet ndërkombëtare,” tha Lavrov.

Ai po iu drejtohej diplomatëve afrikanë në ambasadën ruse në Etiopi, ndalesa e fundit në turneun e tij afrikan që e çoi edhe në Egjipt, Kongo dhe Ugandë.

Asnjë takim me drejtuesit e AU

Gjatë qëndrimit të tij 20-orësh në Addis Abeba, selia e Bashkimit Afrikan (AU), Lavrov u takua me homologun e tij etiopian, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Demeke Mekonnen.

Ai nuk ka pasur takime me zyrtarë të AU-së dhe zyrtarisht është thënë se ato nuk janë zhvilluar për shkak të agjendave të papajtueshme.

“Perëndimi krijoi një sistem të bazuar në disa parime – ekonomia e tregut, konkurrenca e ndershme, paprekshmëria e pronës private, prezumimi i pafajësisë…: të gjitha këto parime u hodhën në kosh kur erdhi puna për të bërë atë që ata mendonin se ishte e nevojshme, për të ndëshkuar Rusinë”, tha Lavrov.

Dhe nuk kam asnjë dyshim se nëse është e nevojshme, ata nuk do të hezitojnë të bëjnë të njëjtën gjë me çdo vend tjetër që i mërzit në një mënyrë ose në një tjetër. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu