Në pyetjen e moderatorit të emisionin Click Plus, Fatmir Aliu se a jeni kryeministër i shqiptarët, pas rëndësisë që ka posti i zëvendëskryeministrit për marrëveshjen kornizë të Ohrit, që tek shqiptarët shihet si një post i kryeministrit të dytë brenda qeverisë, njofton TetovaSot. Lika është përgjigjur se ai përpiqet të japë këtë rëndësi të këtij funksioni në qeveri.
“Përpiqemi të japim atë rëndësi të këtij funksioni. Është një kohë e gjatë që shqiptarët përfaqësohen me postin e zëvendëskryeministrit në qeveri, dhe nëpërmjet faktorëve që kanë lidhje me këtë funksionin përpiqemi t’i japim një karakter serioz këtij funksioni, pasi ky funksion bartë dy çështje të rëndësishme: Marrëveshja e Ohrit, e cila duhet të implementohet deri në fund, dhe sistemi politik”, theksoi Lika.
Ai tha se si zëvendëskryeministër ka për obiligim të koordinojë me ministrat dhe të gjithë atë potencial që kemi në institucioneve të jenë në shërbim të qytetarëve./InfoShqip/










