Në votimet sot në Kosovë janë regjistruar manipulimet e para,të cilat janë raportuar nga organizatat për monitorimin e këtyre zgjedhjeve. Një nga manipulimet e këtilla që shkelë procesin zgjedhor është edhe kjo video, ku shihet një aktivist i një partie si po manipulon me votuesit në vendvotimet në fakultetin filologjik në Prishtinë, informon INA.