Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e vlerësoi nënshkrimin e javës së kaluar në Uashington të marrëveshjes për stabilizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë si “vepër më serioze diplomatike në dy dekadat e fundit të Ballkanit Perëndimor”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në konferencën e sotme për shtyp, Thaçi deklaroi se më të merituar për marrëveshjen e arritur, që në Shtëpinë e Bardhë e nënshkruan kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë presidenti i SHBA-së Donald Tramo dhe i dërguari i tij special për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Riçard Grenel.
“Javën e kaluar kemi parë edhe një vërtetim të përkushtimit të presidentit amerikan Tramp për Kosovën. Me përkushtim të të dërguarit special Riçard Grenel të premten e kaluar është arritur që të formalizohen këto përpjekje. Kjo është vepër më serioze diplomatike në dy javët e fundit për Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij procesi shumë të rëndë kemi hasur në shumë pengesa dhe konspiracione, por me formalizimin e marrëveshjes të gjithë ata janë treguar si të rreme dhe shqetësuese”, deklaroi Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hoti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq, në prani të presidentit amerikan Tramp, të shtunën e kaluar, më 4 shtator, në Uashington nënshkruan marrëveshje për stabilizim ekonomik, me të cilin rregullohet bashkëpunimi mes dy vendeve në shumë fusha ekonomike.










