ENDE PA U ZYRTARIZUAR SI KYEMINISTËR I VENDIT, ZAEV, KA BËRË PËRGATITJET E SALLËS KU DO TË ZHILLOHEN MBLEDHJET E QEVERISË, TRANSMETON GAZETA EXPRESS.
Siç mund të shihet edhe nga fotografitë, në sallën e re është e vendosur një tavolinë e rrumbullakët ku shihet edhe kompjuter për çdo ministër. Nga opinioni vlerësohet si një fillim ndryshe, prandaj është edhe ky mesazh ndryshe duke zëvendësuar hapësirat e kabinetit qeveritar.
Siç dihet, Zaev morri mandatin nga Presidenti i shtetit për të formuar qeverinë e re. Tashmë disa ditë vazhdojnë përpjekjet dhe bisedimet me partnerët shqiptar për ta zyrtarizuar marrëveshjen./Gazeta Express/