Ja si të flisni në atë mënyrë që të gjithë do të duan t’ju dëgjojnë

Fillimi i një bisede është i vështirë, por mbajtja e bashkëbiseduesit të interesuar gjatë bisedës është detyrë edhe më e vështirë

Mos u brengosni për reagimet

Nëse do të bëni një prezantim apo do t’i drejtoheni një audience të madhe, atëherë mos u brengosni shumë për reagimet. Është në rregull nëse keni sukses, por edhe nëse dështoni. Thjesht bëjeni më të mirën, transmeton Telegrafi.

Asnjëherë mos mendo që audienca është duke ju gjykuar

A mendoni se njerëzit diskutojnë shumë rreth mënyrës se si e keni mbajtur fjalimin tuaj? Jo, audienca diskuton për gjërat të cilat i keni thënë.

Përmbajtja e fjalimit është shumë më e rëndësishme sesa stili dhe audienca kërkon informacione dhe argëtim.

Është në rregull të bëni gabime

Edhe në qoftë se bëni gabime gjatë prezantimit, mos u ndalni por vazhdoni me fjalimin tuaj.

Asnjëherë mos u sillni sikurse të keni bërë diçka gabim, pasi që çdo njeri bën gabime dhe kjo është krejtësisht normale.

Relaksohuni dhe meditoni

Meditim ndihmon shumë në situata të tilla. Disa orë para se të filloj ndonjë prezantim i madh, uluni në qetësi për 10-15 minuta. Merrni frymë thellë dhe qetësohuni. Parafytyrojeni veten si një folës të mirë dhe këtë do ta arrini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu