Më lejoni t’ju informoj se unë, Ismail Jahoski, i zgjedhur si anëtar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e Bashkimit Demokratik për Integrim, në asnjë moment nuk jam larguar nga grupi parlamentar, as nuk jam larguar nga agjenda politike zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fakti që në ueb faqen e Kuvendit jamë paraqitur si deputet i pavarur paraqet një gabim teknik, i cili do të korrigjohet siç duhet sa me shpejt te jete e mundur.










