Aktualisht po vazhdon të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Në një rast, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën, duke thënë se ata që mund të flasin në emër të Kosovës dhe popullit të saj, janë përfaqësuesit e tij, e jo ata që tentuan të dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit shqiptar.
“Kam reagim në fjalën e prokurorit z. Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Unë 45 vite të jetës time i kam të angazhuara për liri, drejtësi dhe për çlirimin e popullit tim nga robëria… Prandaj në emër të popullit tim, në emër të luftës dhe sakrificave, flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim, e në mënyrë të veçantë luftën e fundit të populli tim për liri barazi dhe shtetndërtim, për çka kombi ynë e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe Kosova sot është shtet i pavarur dhe i lirë nga ai regjim”, tha Krasniqi para trupit gjykues.









