Zgjidhja e ngërçit politik në Republikën e Maqedonisë si duket është kah fundi. Subjektet politike sot me krye parlamentarin Talat Xhaferi janë koordinuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë.
Jo zyrtarisht, Tetova1 merr vesh nga burimet biseduese se zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë do të mbahen me 15 tetor të këtij viti. Kjo datë ka qenë një kërkesë e BDI-së dhe LSDM-së, ndërsa sipas informacioneve tona, Lëvizja Besa ka kundërshtuar 15 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Në zgjedhjet e fundit lokale si fitues i shumicës së komunave shqiptare ishte Bashkimi Demokratik për Integrim. A do të fitoj edhe këto zgjedhje lokale, BDI-ja, apo ndoshta me këto zgjedhje lokale do të zhduket nga skena politike?
Analisti politik, Agim Jakupi në një prononcim për portalin Tetova1 ka deklaruar se Lëvizja Besa dhe LR PDSH-ja do t`ia prish hesapet BDI-së në zgjedhjet lokale.
“BDI ne zgjedhjet e dhjetorit 2016 u argumentua se nuk e ka besimin qe kishte me pare tek shqiptaret. Politikat e saja, keqmenaxhuese, pa strategji i coi shqiptaret ne percaktim edhe jasht vullnetit te tyre, duke perkrahur nje opsion maqedon, LSDM.
Dalja ne skene te LR PDSh dhe Levizjes Besa, udheheqesise se BDI, funksionaret e saj, si dhe partizanet e flakt te saj kuptuan se me nuk ekziston miti i fuqis se madhe dhe paprekshmerise.
Ne zgjedhjet vendore pritet edhe nje goditje tjeter. Mendoj se disa komuna qe udhehiqen nga BDI do ti takojn forcave te reja politike.
Keta do jene komunat qe popullit nuk i eshte ofruar asgje konkrete duke filluar nga Likova, Cairi, Saraj …etj”, deklaroi Agim Jakupi për portalin Tetova1.