“Jam 100% dakord me çfarëdo që të thuash ti”, Rama batuta me Vuçiç: Njohjen e Kosovës

Në samitin e Shkupit mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë nuk munguan batutat mes liderëve të re vendeve pjesëmarrëse. E ndërsa po flisnin për lehtësitë që ofron nisma rajonale dhe kritikat për BE-në, presidenti serb, përpara se drejtuesi i forumit t’i jepte fjalën Edi Ramës, paraprakisht tha se është dakord me cfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë.

“Unë jam një mbështetës i zjarrtë dhe pasionant i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peizashin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.

Replika e Edi Ramës ishte “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu