Janari dramatik: Konfirmohet se këtë muaj vijnë në Kosovë të gjithë emisarët ndërkombëtarë

Muaji janar pritet të jetë shumë intensiv sa i përket zhvillimeve rreth dialogut dhe marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji pritet të ketë vizita të të gjithë emisarëve në Kosovë.

Ai në një intervistë në VOA, ka thënë se këtë muaj në Kosovë vijnë emisari evropian, ai amerikan si dhe nga Parisi e Berlini.

Kurti, që dikur thoshte se dialogun e ka diku prioritet të pestë, tha se është shtruar nevoja për një hov të ri të këtij procesi.

“Në muajin janar ne presim të kemi vizita të të gjithë emisarëve, atij evropian, amerikan, nga Berlini dhe nga Parisi me ç’rast besoj se kemi nevojë për një hov të ri të dialogut për marrëveshje i cili në njërën anë u vendos si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e 18 gushtit në Bruksel, dhe në anën tjetër u pasua pas tri javësh me nëntë shtator nga vizitat e emisarëve Lajcak, Bon dhe Plotner këtu në Prishtinë dhe më pas në Beograd. Tash u takon atyre ta intensifikojnë përpjekjen si ndërmjetës që janë, unë jam gjithmonë i gatshëm dhe i hapur”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu