Janë parashtruar 34.000 aplikime për ndihmë financiare për kompanitë, 90 për qind tashmë janë aprovuar

Për masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për pagesë të pagës për të punësuarit, deri dje kanë aplikuar 34.000 kompani, ndërsa 90 për qind e kërkesave tashmë janë aprovuar, informon sot kryetari i Komisionit për Financa të LSDM-së, Fatmir Bytyqi në diskutimin e sotëm onlajn “Ekonomi e re zhvillimore të Maqedonisë së Veriut”.

“Në përfundim me ditën e djeshme tashmë ka 34.000 aplikime për këtë masë, ndërsa rreth 90 për qind tashmë janë aprovuar, ka edhe një ditë e gjysmë dhe u bëj apel atyre të cilët janë në mëdyshje të parashtrojnë kërkesë dhe ta shfrytëzojnë këtë masë”, bëri thirrje Bytyqi.

Ai theksoi se masat janë treguar si efikase dhe në kohë, duke theksuar se ka siguruar ndihmë serioze në luftën për ruajtjen e sa më shumë vendeve të punës.

“Me këtë masë për muajin prill janë ,mbështetur rreth 20.000 kompani me rreth 130.000 të punësuar, ndërsa janë mbështetur edhe 5.200 kryerës të pavarur të veprimtarive. Nëse bëhet analizë të kompanive të cilat e kanë marrë këtë mbështetje, do të shihet se struktura e kompanive të mbështetura, plotësisht e ndjek strukturën e ekonomisë sonë”, porositi Bytyqi.

Bytyqi në debatin e sqaroi edhe procedurën për kthim eventual të mjeteve nga ana e kompanive.

“Në fillim ishte thënë se mjetet do të duhet t’i kthejnë ato kompani të cilat do të tregojnë fitim vitin e ardhshëm, por edhe këtu intervenuam. Tani gjatë aplikimit, kompanitë mund të kërkojnë që mbështetja të tyre të jetë e pakthyeshme me atë se çfarë do t’i përmbushin kushtet që mbështetja të jetë e pakthyeshme. Kjo do të thotë se sivjet vazhdojnë të investojnë në kapitalin njerëzor, të bëjnë investime të brendshme dhe të ngjashme, ndihma e tyre mund të jetë e pakthyeshme pa dallim nëse kanë realizuar fitim apo jo. Gjithsesi ata të cilët nuk do ta bëjnë këtë, ndërsa në këtë rast tregojnë fitim gjithsesi do të duhet të kthejnë një pjesë të mjeteve dhe kjo është e drejtë”, theksoi Bytyqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu