Janë parashtruar ankesa të reja deri te KSHZ-ja për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve

Deri te KSHZ-ja kanë arritur ankesa të reja për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje. Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri mbrëmë ishin parashtruar 82 ankesa.

Sonte në orën 19:30 përfundon afati prej 48 orëve për parashtrimin e ankesave për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi, ndërsa mbrëmë në orën 21 përfundoi afati për parashtrimin e ankesave për procedurën e votimit.

LSDM-ja paralajmëroi se nuk do të parashtrojë ankesa për këto zgjedhje. Janë paralajmëruar edhe ankesa të tjera nga parti të tjera politike, por ato ende nuk kanë arritur deri te KSHZ-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu