Prokurorja speciale Katica Janeva në një intervistë për DW është shprehur optimiste se ekipit të saj do ti vazhdohet mandati për të punuar dhe për të zbardhur rastet e nisura. Ajo tha se në 10 vitet e kaluara në Maqedoni janë cenuar vlerat morale.
“Vlerat morale në shoqërinë e Maqedonisë gjatë dhjetë viteve të fundit janë zhvendosur, gjithë kjo për shkak të qeverisjes së kësaj garniture qeveritare. Këtë e pamë nga materialet e publikuara, dhe ne e dëgjojmë nga materialet e bisedave telefonike. Më e rëndësishmja deri tani është keqpërdorimi i procesit zgjedhor ku partia qeverisëse për shkaqe lukrative, ka qëndruar në pushtet me veprime kriminale, shantazhe dhe vepra të tjera kriminale i kanë shantazhaur finansierët e ndryshëm në mënyrë që të fitojnë para të cilat u duheshin për të qëndruar në pushtet”, theksoi Katica Janeva, Prokurore speciale.