Në lidhje me mësimin e paralajmëruar në një ndrim në nivel të të gjithë vendit, ministrja Janevska sqaroi se kjo është përcaktim programor i VMRO DPMNE-së, dhe se ka të bëjë me arsimin fillor dhe të mesëm dhe se pason periudhë e ndërtimit të kushteve që të mund të realizohet.
“Disa shkolla mund ta realizojnë edhe tani, por ka edhe shkolla që punojnë me dy ose tre ndrime. Aktualisht në Ministri bëhet analizë, pas së cilës, aty ku ka kushte, do të kërkojmë që ato shkolla të punojnë vetëm me një ndrim. Kjo është domethënëse jo vetëm sepse është më e natyrshme që nxënësit të vijnë në mësim të pushuar në mëngjes, por edhe sepse mundëson qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe realizimin e shumë aktiviteteve shtesë mësimore dhe jashtëmësimore. Kjo praktikë në mbar botën është dëshmuar të jetë shumë e dobishme. Në marrëveshje me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, e cila ka hartuar programe mësimore për lëndët e shumta zgjedhore, ato do t’u ofrohen shkollave”, tha ministrja.
Ajo shpjegoi se mësimdhënësit mund ta përdorin lirinë në procesin mësimor dhe duke aplikuar metoda të ndryshme, mjete didaktike etj., t’i realizojnë aktivitetet mësimore dhe jashtëmësimore, me qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit.