Janushev: Është koha për zgjedhje presidenciale së bashku me kuvendare

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev sot ju uroi festën të gjithë krishterëve ortodoksë duke bërë apel që bashkërisht me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

“OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe jo vetëm që kërkojmë por edhe insistojmë”, thotë Igor Janushev.

Sipas tij nëse duam vit ekonomik, vetëm OBRM-PDUKM mund ta bëjë përmes zgjedhjeve të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale.

Janushev kërkon shpërbërjen e Kuvendit deri më 21 janar se vetëm atëherë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu