Të shumtë janë njerëzit që janë acaruar keq me një nënë në Oklahoma, e cila vrau të bijën 33-vjeçe, duke i futur kryqin në gojë, pasi mendonte se ishte e pushtuat nga djalli.
Gjatë fjalës së mbajtur ditën e martë në seancën gjyqësore, gjykatësja e përcaktoi skenën e krimit si një film horror.
Autorja e krimit, 51-vjeçarja Juanita Gomez akuzohet për vrasje të shkallës së parë për krimin e kryer më 27 gusht të vitit 2016, kundër vajzës së saj, Geneva Gomez.
Anëtarët e jurisë kërkuan dënimin e përjetshëm të gruas.
Policët u thirrën për të dëshmuar në lidhje me skenën e krimit. Vajza u gjet me krahët e hapura dhe me kryqin të ngulur në gojë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Gomez i tha policisë se vajza e saj kishte folur në gjuhë e djallit natën para vdekjes, sytë iu kthyen mbrapa kokës dhe se e kishte kërcënuar ta vriste.
Juanita ishte përpjekur që ti bënte ekzorcizëm në mënyrë që nxirrte Satanain nga trupi i saj.











