“Je kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin shqip”, Pas këtyre deklaratave reagon filozofi Blerim Latifi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën ku u votua qeveria e re tha se Kurti është Kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip. Pas këtij fjalimi ka ardhur një reagim nga profesori i filozofisë, Blerim Latifi.Latifi th se edhe Ismail Qemali, Pandeli Sotiri dhe Hasan Prishitina nuk i kishin gratë shqiptare por kjo nuk i pengoi që të punin gjatë gjithë jetës për çështjen kombëtare.

Nuk mund të luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij. Pikë” shkruan Latifi.

Reagimi i plotë:

Ismail Qemali e kishte gruan greke dhe fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim, por kjo nuk e kishte penguar që ai të vihej në krye të lëvizjes kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Pandeli Sotiri ishte i martuar me greke, por kjo nuk e pengoi që ai të bëhej patrioti i parë që hapi shkollën e parë laike shqipe në historinë e kombit shqiptar.

Hasan Prishtina e kishte gruan ukrainase, por kjo nuk e pengoi që ai të luftonte gjithë jetën e tij për lirinë dhe të drejtat e kombit shqiptar.Ka edhe shumë e shumë raste të tilla. Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar.Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar. Nuk mund të luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij. Pikë“- shkruan ai.


1 Koment

  1. Me vjen keq qe perfaqson komunen ton kjo gabelic muti magjupe eflliqt njerzt me kultur nuk flasin kshtu si kjo gabelic qa kan thmija faj qe merren nper goj .kjo nuk ka thmi fare se i sherben kta po dihet kan e perdorin si vc me pshurr nta mjert na drenica nkon jena met mena perfaqsu .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu