Jeni kurioz të shijoni picën me emrin e Rita Orës? Ja ku mund ta gjeni

Një pronar picerie nga Prizreni, i quajtur Adnani, ka vendosur që biznesit ti vendosë emrin e Rita Orës. Ai ka krijuar edhe një picë me emrin e këngëtares, e cila është ajo që shitet më shumë.

Disa foto të Rita Orës duke ngrënë pica, e frymëzuan atë për t’i vendosur këtë emër, përveç faktit që është fans i saj, ka thënë ai për “Klan Kosova”.

“Është pica Rita Ora, është picë e shtëpisë e cila porositet më së shumti”.

Po nuk përfundon me kaq, pasi fansat e saj kanë mundësi që të shijojnë picën të shoqëruara me këngët e Ritës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu