Jens Stoltenberg: Serbia ka qenë një partner i ngushtë i NATO-s për shumë vite

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi se Aleanca Veriatlantike është partner afatgjatë dhe i ngushtë me Serbinë, duke thënë se partneriteti bazohet në dialog politik dhe bashkëpunim praktik, me respekt të plotë të politikës shtetërore të Serbisë për neutralitet ushtarak, transmeton InfoShqip.

Dialogu ynë politik manifestohet në mënyra të ndryshme. Këtu përfshihen kontaktet e mia me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe liderë të tjerë politikë dhe ndërveprime të rregullta me kolegët serbë, duke përfshirë zëvendës-asistentin tim për çështjet politike dhe politikën e sigurisë dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd. Ai gjithashtu përfshin marrëdhëniet e vendosura mirë në mes të komandantit të KFOR-it dhe shefit serb të Shtabit të Përgjithshëm”, tha Stoltenberg për Vijesti të Podgoricës. Ai thotë se marrëdhënie të tilla lejojnë një frymë konstruktive dhe respekt të ndërsjellë “që duhet të vazhdojë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se Aleanca do të vazhdojë të mbështesë plotësisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu