Duke ulur kokën ndaj krizës në zhvillim, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dorëzoi sot dorëheqjen e tij, derisa manovron për të rritur shanset e tij me qëllim për t’u kthyer si kandidati kryesor për të udhëhequr një qeveri të re, e mbështetur nga një koalicion më i gjerë.
Pas dhënies së dorëheqjes, presidenti Sergio Mattarella të mërkurën do të fillojë konsultimet me partitë parlamentare, ku pritet të zgjasë vetëm disa ditë, për të provuar të vendos së bashku një kabinet të ri në gjendje të drejtojë Italinë ndaj një vale të dytë të pandemisë dhe recesioni dramatik.
Conte u detyrua të japë dorëheqje pasi humbi votëbesimin gjatë javës së kaluar në Senat, e cila shkaktoi krizë qeveritare kur Italia po përballet me vendime kruciale ekonomike dhe politike.
Rezultati i votëbesimit e la Conte-n pa një shumicë të shëndoshë në parlament, pasi ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij të vogël “Italia Viva” nga koalicioni qeverisës.Duke dështuar në përpjekjen e minutës së fundit për të zgjeruar shumicën e tij, Conte dhe qeveria e tij u detyruan të tërhiqen, për të shmangur një humbje tjetër në parlament më vonë këtë javë.
Ky hap shënon hapjen zyrtare të një krize politike dhe e lë Mattarella-n të përballet me aletarnativat.
Ai mund t’i japë Conte-s një mandat tjetër për të provuar të formojë një qeveri tjetër, por gjithashtu mund të zgjedh një politikan tjetër ose një teknokrat për të udhëhequr tranzicionin ose qeverinë e “unitetit kombëtar” të mbështetur nga një shumicë më e gjerë.









