Nisja e zbatimit të ligjit të Vetting-ut po jep efektet e para. Mësohet se prokurori i Krujës, Sulejman Tola, ka paraqitur dorëheqjen pranë Presidencës.
Dorëheqja ka ardhur pasi vetë prokurori me vullnet të lirë, siç edhe e parashikon ligji i Vetting-ut, ka refuzuar të deklarojë pasurinë.
Prokurori ka dorëzuar një dokument në ILDKP, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetë deklarimit të pasurisë, shkruan Panorama.
Në argumentin e përdorur nga prokurori në refuzimin për t’i nënshtruar Vetting-ut, ai thotë se e bën këtë pasi për pak muaj del në pension.
Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim financiar.