Jeta në një shkëmb 40 metra të lartë: Një nga vendet më paqësore në botë

Shtylla e Jetës ose Shtylla e Kaçit është një monolit natyror gëlqeror në fshatin me të njëjtin emër në perëndim të Gjeorgjisë, i cili është i rrethuar nga lugina e lumit Kachura.

Është rreth 40 metra e lartë dhe në majë të shtyllës së Kaçit gjenden mbetjet e kishës së Shën Maksimit Rrëfimtarit, e cila daton në shekullin e 9-të ose të 10-të, një kriptë, një bodrum vere dhe mbetjet e një fortifikimi të dikurshëm.

E gjithë hapësira në majë zë vetëm 150 metra katrorë dhe duke qenë se nuk ka ashensor, mund të ngjitesh aty vetëm duke përdorur duar, këmbë dhe pak fat.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që ndërtesat në majë janë lënë pas dore për një kohë të gjatë.

Ngjitja e parë e regjistruar u bë në vitin 1944, kur alpinistët Aleksandar Japardze dhe Levan Gotua gjetën trupin e banorit të mëparshëm në majë.

Supozohet se ishte një vend meditimi dhe lutjeje i qetë, i destinuar për vetmitarët që donin të ndaheshin nga pjesa tjetër e botës.

Hulumtime më intensive u kryen midis viteve 1999 dhe 2009, kur ndërtesat u restauruan me ndihmën e Agjencisë Kombëtare për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të Gjeorgjisë dhe u shtua Kisha e Simeon Stolpnik.

Banori aktual është 67 vjeç. Është prifti Maksim Kavtaradze, i cili ka bërë shkallë të improvizuara me të cilat zbret dhe ngjit Shtyllën e Jetës dy herë në javë, shkruan National Geographic.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu