Jo patetizëm: Ja kur Meta do shpall shpërndarjen e Parlamentit dhe ç’ndodh pas përplasjes finale

Nuk është thjesht patetizëm politik ajo që Meta ka përmendur herëpashere, për të bërë më të qartë në protestën e 2 marsit, se do shpërndajë parlamentin. Akti që s’mbështet në asnjë argumentim apo logjike konstitucionale, ngase as në Kushtetutë s’mund të gjejë intepretim, në mendjen e Metës, i cili është në një shfazim politik të paprecedent qyshse u shfaq këtu e më pak se 30 vite më parë si aktor politik, është afër të të bërit realitet.

Ilir Meta ka premtuar se do ta shpërndajë Parlamentin me një dekret të tijin dhe mësohet se dokumenti është përgatitur hollësisht nga ana formale dhe pret vetëm firmën në momentin e duhur.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se dekreti pritet të firmoset pikërisht ditën kur mazhoranca do të merr hapin për miratimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Dekreti e konsideron shpërndarjen e Parlamentit si një vendim i pashmangshëm, si pasojë e një veprimi ekstrem të Kuvendit, që Presidenca e cilëson ilegjitim, edhe për shkak të mungesës së opozitës në të, pasi pjesën e deputetëve të opozitës së re e cilëson të paligjshëm.

Sipas të gjitha gjasave, Parlamenti nuk do të njohë dekretin e Presidentit dhe nuk do të shpërndahet, e ndërkaq ka mundësi që të avancojë në kërkesën për shkarkimin e Presidentit.

Nëse ndodh kjo, asnjëra palë nuk mund të zbatojë vendimin përkatës. Kjo, sepse Parlamenti nuk mund të shkarkojë Metën pa Gjykatën Kushtetutese të konstituuar dhe Presidentit sigurisht që s’i zbatohet dekreti për shpërndarjen e Kuvendit.

Megjithatë kjo përplasje finale pritet të ҫojë në një ulje të palëve, përkatësisht Ilir Metës dhe Gramoz Ruçin, për të zgjidhur ngërçin dhe sipas gjasave edhe me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve; që do të thotë se Parlamenti tërhiqet nga shkarkimi dhe Meta nga shpërndarja, me kusht që të ketë një zgjidhje politike në vend. Kjo të paktën është formula që po flitet këto ditë në korridoret e errëta të politikës së Tiranës, plot hije.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu