Johnny Depp ribashkohet me avokaten pas përfundimit të gjyqit

Johnny Depp është ribashkuar me avokaten e tij Camille Vasquez në Evropë pas përfundimit të gjyqit për shpifje, ku aktori i “Edward Scissorhands”, u pa duke buzëqeshur teksa u takua me avokaten, në koncertin e tij muzikor në Pragë të hënën.

Depp është aktualisht në një turne në Evropë me kitaristin Jeff Beck.

Në klipin e publikuar në rrjetet sociale nga fansat,Vasquez shihet duke e prezantuar aktorin me të dashurin e saj, biznesmenin britanik Edward Owen.

Takimi i tyre erdhi vetëm disa ditë përpara se aktorja, Amber Heard, të kërkonte që vendimi ose të anulohej ose të shpallej refuzimi i një gjykimi nga një gjykatëse, e cila mohoi ankesat e saj në lidhje me identitetin e një prej juristëve.

Megjithatë, Heard do të ketë ende mundësinë për të apeluar vendimin përfundimtar, sipas The Guardian. Muajin e kaluar, Johnny fitoi padinë e tij kundër saj me një juri të Virxhinias që vendosi se ajo është përgjegjëse për tre akuza për shpifje.

Aktorit iu dha 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe Heard u urdhërua gjithashtu të paguante 5 milionë dollarë shtesë si dëmshpërblim. Megjithatë, në shtetin e Virxhinias, pagesat ndëshkuese janë të kufizuara në 350,000 dollarë, kështu që dëmet arrijnë në 10.35 milionë dollarë.

Juria gjithashtu, i dha Heard-it dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh si pjesë e kundërpadisë së saj kundër Depp-it, pasi avokat/i i tij i quajti pretendimet e saj një “mashtrim” në Daily Mail.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu