Jorida Tabaku i kthehet keq Lindita Nikollës: Në vend që të qurraviteni studiove mëso të jesh avokate e opozitës

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ‘thumboi’ kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila në një studio televizive tha pak ditë më parë se do jetë avokate e opozitës. Tabaku i përmendi deklaratën e saj duke i thënë se nuk i bën nder që të dalë në ekrane dhe të qurravitet, por të tregojë nderin që do t’i bëjë opozitës në Kuvend.

“Do jem avokate e opozitës që të dëgjohet në parlament. Parlamentin ta kthejmë një pasuri për publikun.”-është shprehur në një intervistë ditë më parë kryetarja e Kuvendit.

Debati:

Nikolla: Zonja Tabaku jeni për procedurë?

Tabaku: Po, si Ahmetaj.

Nikolla: Ahmetaj nuk ishte për procedurë, ministrat sa herë e kërkojnë fjalën e marrin.

Tabaku: Nuk ju bën nder të dilni të qurraviteni në ekranet e TV se çfarë do të bëni për opozitën, nder do bëni këtu se çfarë do bëni për opozitën. Jam grua, kryetare komisioni, është hera e tretë që e bëni këtë, më lejoni të flas. Dëgjuam të pavërteta dhe shtrembërime por jo që shqiptarët u hoqën nga puna. Në 9 mars qeveria u zhduk për katër javë, i lanë në mëshirë dhe rrinë këtu krenohen se dhanë tre paga dhe rënia ekonomike u ul. Fondi i garancisë iu dha konçensionarëve, ia dhatë atij që ka vënë traun, ndërkohë që sot buxheti nuk është në shërbim as të qytetarëve. Varfëria ka qenë 36% përpara krizës, janë fakte të prodhuara nga ju, besoj i lexoni që të gjithë. Bujqësia ka rënie të prodhimit. 120 milionë të tjera u dhanë për rindërtimin, rritja artificiale janë vetëm pagesat që u dhanë ditën e zgjedhjeve. Ka një rritje të çmimeve me 30% dhe del ministri që thotë që shumë mirë bënë që nuk morën gjobë kompanitë, mbron biznesin dhe jo qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu