Joseph: Bullgaria filloi lojërat pas Marrëveshjes së Prespës, RMV bëri gjithçka që mund të kërkohet nga një shtet

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph në intervistë për TV21 theksoi se Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Joseph tha se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çka mund të kërkosh nga një shtet.

“Atë çfarë e thash vitin e kaluar mban ende. Tanë është edhe më e vërtetë, sepse është tradhti ndaj besimit të Maqedonisë së Veriut, plotësisht, sepse Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çka mund të kërkosh nga një shtet të bëjë”, tha mes tjerash Joseph.

Sipas tij me Marrëveshjen e Prespës ka fituar edhe Maqedonia e Veriut, pasi me këtë u njoh identiteti dhe gjuha maqedonase, që sipas profesorit shkaktoi reagimin e Bullgarisë.

Greqia bëri lëshime. A e dini ku janë provat? Dëshmia e lëshimeve të bëra nga Greqia, për të cilat fitoi Maqedonia e Veriut, po, do të përdor fjalën “fitoj”, është fakti që Greqia njohu gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas. Bullgaria e pa që Greqia e njeh identitetin maqedonas dhe kjo është dëshmi se Marrëveshja e Prespës ishte e mirë. Pastaj Bullgaria filloi lojërat”, tha Joseph.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu