Jozefina Topalli del jashtë parashikimeve, bën deklaratën e fortë për ish-aleatin e saj: Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, u shpreh mbrëmjen e djeshme se fajit për degradimin e politikës shqiptare nuk mund t’i shpëtojë as ish-kryeministri Sali Berisha.

Topalli theksoi se partia e saj është kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

“Ata kanë patur çdo gjë në 2-3 dekada. Të tre janë përgjegjësit kryesorë të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. Degradimi i politikës shqiptare ka patur një zhvillim sidomos në dekadën e fundit. Edhe Berisha nuk shpëton nga përgjegjësia. Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është shumë e rëndë. Të gjithë bashkë janë, edhe Kryemadhi.”, – u shpreh Topalli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu