Jozefina Topalli i jep goditje të fortë kreut demokrat, Lulzim Basha

Gjatë debatit me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News 24”, ku u shqyrtua edhe raporti i Berishës me pasardhësin e tij dhe mbi të gjitha rasti i humbur nga Basha për të kërkuar falje për gabimet e qeverisjes së PD, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë goditjen e fortë të radhës për kreun e demokratëve Lulzim Basha.

Teksa po diskutohej nga gazetarët se Basha e humbi rastin për të bërë “Mea colpa-n” e tij, Jozefina Topalli u përgjigj:

“Nëse mua më bëhet pengesë një deputet i thjeshtë, qoftë ky edhe ish kryetari i partisë, për të bërë “Mea Colpa” atëherë unë nuk jam për kryetar partie” tha Topalli.

Pas kësaj deklarate të fortë reagoi menjëherë Fatos Lubonja i cili tha se kjo qe një goditje e fortë kundër Lulzim Bashës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu