“Ju nuk mund të qeverisni me një injorant në krye!”, Grida Duma i nxjerr videon Ramës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka bërë bashkë disa sekuenca të sjelljes së kryeministrit Rama përballë grave dhe i ka postuar me një video në facebook.

Duma shprehet se përballja me gazetarët femra është gjithmonë e vështirë, pasi “askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre”.

Në fund të reagimit të saj, ish-deputetja citon edhe gazetaren italiane të politikës, Oriana Fallaci, që sipas saj në këtë rast do thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.

Postimi i Grida Dumës:

“Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.

Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.

Shshshshsshsh…”, ka shkruar Duma.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu