“Jugohromi”, në fund të muajit skadon afati për mbylljen

Ministri i Ambientit Jetësor Bashkim Ameti, është i prerë se hapja e kombinatit Jugohromit nuk mund të bëhet pa u ndërtuar sistemi i filtrave. Ai thotë se kjo tashmë është një çështje e mbyllur, por nuk sqaron nëse Jugohromit do ti vazhdohet ndalesa për punë edhe pas skadimit të afatit për mbylljen e këtij ndotësi.

“Kjo është një çështje të cilën ne e kemi konsumuar e kemi njoftuar opinionin , njerëzit janë të njohur me situatën e tanishme para dhe pas zgjedhjeve dhe ata do të duhet që të vendosin filtrat e dinë ata” – deklaroi Bashkim Ahmeti, ministër i Ekologjisë.

Nga ana tjetër, inspektorati i shkallës së dytë i cili funksionin në kuadër të qeverisë akoma nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën e drejtorisë dhe sindikatës së punëtorëve për hapjen e kombinatit të Jugohromit. Ndërkohë heshtin edhe nga qeveria. Ditë më parë punëtorët e kësaj fabrike kërkuan takim me kryeministrin Emil Dimitriev nga i cili kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit të tyre.

“Ne kërkojmë rrugëdalje nga situata dhe do ndërmarrim çdo nismë çdo gjë, dhe besoj që diçka do të ketë pozitive. Tash edhe Qeveria duhet të sjell vendim, derisa funksionon kemi shpresë se do sjell vendim – u shpreh Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.”

Në fund të janar pritet të skadojë afati 90 ditor i vendimit të inspektoratit të ministrisë së Ekologjisë për mbylljen e Jugohromit, që filloi të zbatohet me 1 nëntor të vitit 2016 pas reagimeve dhe protestave të shumta në Tetovë. Përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e ambientit jetësor e cilësojnë Jugohromin si ndotësin më të lartë të rajonit të Pollogut dhe thonë se pas mbylljes së tij, ajri në këtë është pastruar në masë të madhe./Alsatm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu