Jul Deda publikon foton: Në mes të trafikut dhe smogut mësova lajmin se jam kandidat në primare për Tiranën

Julian Deda ka reaguar në lidhje me kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës. Ai ka publikuar një foto nga makina duke thënë se aty e kishte mësuar lajmin që është kandidat në primaret e PD, ndërkohë që gjendej mes trafikut dhe smogut të kryeqytetit. Sipas tij në PD tashmë do të lexohet çdo votë dhe do të dëgjohet çdo propozim i anëtarëve të saj.

Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.

Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj. Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!”, shkruan Deda.

Theksojmë se Partia Demokratike ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e afatit për kandidaturat që duan të garojnë për Bashkinë e Tiranës.

Këta janë kandidatë e primareve që do të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës:

1-Adriana Kalaja

2-Belind Këlliçi

3-Enkelejda Fejzo

4-Fatmir Merkoçi

5-Gerti Bogdani

6-Ilir Alimehmeti

7-Julian Deda


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu