Juve e ka seriozisht me mbrojtësin e Atalantas, Paratici nis punën për ta bindur

Juventus e do me patjetër një mbrojtës të majtë dhe gjatë javëve të fundit mediet italianë raportojnë se i dëshiruari është Robin Gosens.

Mbrojtësi i Atalantas është një nga më të mirët në pozicionin e tij në Serie A dhe klubet të tjerë gjithashtu janë në kërkim të shërbimeve të tij.

Atalanta është e detyruar ta shesë sepse kontrata e gjermanit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Çmimi që ata kërkojnë është 40 milionë euro, kërkesë, që Juve kërkon ta ulë.

Siç raportohet në Itali Juventusi shumë shpejt pritet të bëjë ofertën e parë për Gosens, me Fabio Paraticin, që po mundohet të bindë edhe vetë 26-vjeçarin për kalimin në Torino.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu