Juve, Milan dhe Dortmund pas talentit polak Kozlowski

Juventusi, Milani dhe Borussia Dortmundi kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit polak, Kacper Kozlowski – njofton Calcio Mercato.

17-vjeçari aktualisht po luan për Pogon Szczecin në vendlindjen e tij, mirëpo tashmë po krahasohet me emra, si Paul Pogba dhe Kevin De Bruyne.

RB Leipzig, FC Salzburg dhe Bayer Leverkuseni janë klubet tjera të interesuara për transferimin e mesfushorit.

Pritet që gjatë vitit 2022, Kozlowski të kalojë në një klub më të madh për të filluar karrierën e vërtetë futbollistike.

Kujtojmë që gjatë ‘Euro 2020’, polaku u bë futbollisti më i ri që luan në një Kampionat Evropian. Me 17 vjet e 246 ditë, ai u inkuadrua në takimin kundër Spanjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu