Agjenti i Gonzalo Higuain njoftohet se u takua sot me Juventusin dhe u vendos që sulmuesi argjentinas të largohet drejt një tjetër destinacioni.
Milani është treguar i gatshëm të nënshkruajnë me sulmuesin, i cili është vendosur për shitje pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos.
“Sky Sports” zbulon se gjatë takimit u vendosur që Higuain të largohet me shumë mundësi drejt Milanit por momentalisht po vlerësohet çdo ofertë në drejtim të tij.
Nëse ndodh kjo atëherë Higuain shumë shpejt do të transferohet në “San Siro” pasi Milani e dëshiron me çdo kusht sulmuesin argjentinas.