Juventus pas gjurmëve të lojtarit të Real Madrid

Real Madrid është i gatshëm të shesë Eden Hazard në fund të sezonit. Në gjurmët e sulmuesit anësor belg janë disa skuadra si Juventus, Newcastle dhe Lille. Hazard u ble nga Real Madrid rreth 100 milion euro në verën e vitit 2019 nga Chelsea me shumë pritshmëri por rezultoi një dështim për spanjollët pasi dhe dëmtimet nuk e lanë të qetë 30-vjeçarin.

Juventus ka kërkuar informacione rreth lojtarit dhe nëse kushtet përshtaten nga të dyja palët, transferimi nuk është i pamundur.

Reali ishte i gatshëm ta shiste që në janar por rastet pozitive në ekipin e parë detyruan Ancelottin të priste deri në fund të sezonit për largimin e Hazard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu