Juventusi në gatishmëri, ka një skenar për Gigio Donnarumma

Gigio Donnarumma është vënë në qendër të vëmendjes. Portieri i Milanit me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, pasi kontrata me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor.

Një marrëveshje për rinovimin mungon dhe duke parë kërkesat e larta financiare të Mino Raiola, shanset për të nënshkruar kontratën e re zvogëlohen nga dita në ditë.

Nga kjo situatë e krijuar po tenton të përfitojë Juventusi, që sipas gazetarit Massimiliano Nerozzi, është shumë pranë, gjithmonë nëse bardhezinjtë arrijnë të shesin në Premier League polakun Szczesny.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu