Juventusi paralajmëron Manchester Unitedin dhe Sevillan për çmimin të Mandzukic

Ndërsa nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm për Juventusin këtë sezon, Mario Mandzukic është i destinuar të largohet nga klubi në janar.

Sidoqoftë, deri më tani, asnjë propozim nuk i ka përmbushur kërkesat e klubit, por as edhe te lojtarit.

Kërkesat janë të përcaktuara mirë dhe janë të panegociueshme: largimi i kroatit duhet të jetë mbi një bazë të përhershme, duke u blerë, jo huazim.

Juve po kërkon ta heq qafe lojtarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021 dhe nuk do të pranojë një huazim nëse nuk garantohet një detyrim për ta blerë.

Janë disa oferta që me shumë mundësi do të vijnë nga Kina. Prandaj, Juventusi synon të marr prej lojtarit më shumë se 5 milionë euro.

Kjo shumë i është kumtuar edhe klubeve si Manchester Unied dhe Sevilla. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu