Juventusi tronditet, i lëndohet ylli i skuadrës (FOTO)

Juventus ka marrë një lajm jo të mirë. Mesfushori Miralem Pjanic u dëmtua mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Italisë dhe la fushën e lojës në minutëne 75-të. Bosnje Hercegovina u mund me rezultatin e pastër 0-3 nga italianët dhe nuk do të jetë pjesë e EURO 2020.

Ajo që shqetëson më shumë Juventusin është gjendja e mesfushorit që vazhdon të ndjejë shqetësim pasi është I njëjti dëmtim si ai ndaj Leçes. Pjanic ka folur pas ndeshjes duke treguar gjendjen e tij, por pas kontrolleve mjekësore pritet të zbulohet edhe shkalla e dëmtimit.

“Është një problem që e ndjej prej kohësh. Shpresoj ta kem parandaluar në kohë, të shikojmë në ditët në vazhdim”, u shpreh Pjanic për “Rai Sport”. Ndërkohë të Juventusi shpresojnë që mos të jetë asgjë serioze pasi mesfushori konsiderohet një pikë kyçe në skemat e trajnerit Sarri.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu