Ka dyshime për “Top Channel”? Fituesi i ‘BB’ në Kanada kërkon ndihmën e fansave të Luizit (FOTO)

Fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar, shkak të Luizit pasi ky i fundit ka zbuluar se është frymëzuar nga ai për planin që u bëri dy banorëve të shtëpisë, Kristit dhe Armaldos.

Tashmë që Kevin ka marrë vëmendje nga ndjekësit e Luizit, është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale. Në rrjet, qarkulloi një video ku shfaqej ai në aeroport, e shumë ngritën dyshimet se po vinte në Shqipëri, mirëpo rezultoi se ishte lajm i rremë.

Së fundmi ai ka ngritur dyshimet se i ka ardhur ftesë nga “Top Channel” për të dhënë një intervistë me të. Kevin, ka kërkuar mendimin e ndjekësve nëse duhet t’a pranojë ftesën apo jo.

“Njerëzit po thonë se është keq për Luizin nëse unë bëj një intervistë për “Top Channel”. Thjesht po e konfirmoj. Duhet ta refuzoj intervistën, po apo jo?”

Shumica kanë votuar që ai ta refuzojë intervistën.

Arsyeja pse Kevin ka kërkuar mendimin e ndjekësve të tij vjen pasi një pjesë e madhe e tyre e kanë vënë në dijeni për intervistat e fundit të “Top Channel” ku janë përpjekur të nxjerrin keq Luiz Ejllin. Nuk dihet nëse i ka ardhur një ftesë zyrtare Kevinit apo nëse ai e ka pranuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu