Ka filluar takimi i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Bujar Osmani tregon se për çfarë do të diskutohet në të (FOTO-VIDEO)

18.30

Ka filluar mbledhja e Kryesisë Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël, njofton Portalb.mk.

Në takim janë të pranishëm lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Për lajmet e fundit qëndroni me Portalb.

18.25

“Është mbledhje e Kryesisë Qendrore të BDI-së në të cilën janë ftuar edhe deputetët e partisë në Parlament ku do të diskutohet mbi dokumentet e dala nga takimet e deritanishme të grupeve punuese ndërmjet dy partive politike gjatë të cilave janë përafruar shumë qëndrimet. Mbremë kryetari Ahmeti kishte takim liderësh gjatë të cilit janë tejkaluar dallimet me çka janë krijuar kushtet që Kryesia qëndrore e BDI-së të mund t’i shqyrtojë këto dokumente siç ishte theksuar edhe më parë. Këto shqyrtime do të bëhen në nivel ekspertësh dhe atyre politik. Por, kjo mbledhje nuk pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme që do të thotë se do të vazhdojnë edhe nesër që të shqyrtohet pikë për pike çështja e hartimit të draft ligjit të gjuhës shqipe”, u shpreh në deklaratën para fillimit të mbledhjes zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

 

Sipas informatave, në këtë takim, tre nënkryetarët, Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti, pritet që ta prezantojnë pakon dhe do të tregojë për rrjedhën e bisedimeve me LSDM-në.

Një pjesë të çështjeve të hapura për gjuhën shqipe ende janë të hapura, ndërkaq ekipet negociuese me ekspertët e partive punojnë në ato pjesë. Gjithashtu do të diskutohet edhe mundësia që BDI t’ia jep 10 mandatet LSDM-së, për të mundësuar që Zaev të bëhet mandatar i ri.

Përndryshe, mbrëmë u realizua takim mes dy liderëve të partive në fjalë, Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, ku temë bisedimi ka qenë formimi i Qeverisë së re. Të dy palët, pas takimit janë shprehur optimist se “qëndrimet i kanë të afërta dhe disa nga pikat janë tejkaluar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu