Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video, në të cilën shfaqet një vajzë e re e cila vazhdimisht rrahet me vajza të moshave të ndryshme në pjesë të ndryshme të qytetit.
Vajza nga Shtetet e Bashkuara ka filmuar veten duke u rrahur me vajza të profileve të ndryshme, nga at0 më të vogla fizikisht deri tek ato që kishin fizik më të zhvilluar.
Ajo është munduar të realizojë një video ku i ka përmbledhur të gjitha “ndeshjet” në të cilat ka fituar, por ky veprim ka nervozuar shumë njerëz për faktin se si është e mundur që ajo publikon dhunën që e ka ushtruar mbi persona të ndryshëm, dhe vazhdon të jetë në liri.
Të gjitha rrahjet që i ka shkaktuar qoftë në rrugë apo në ambiente tjera brenda 12 muajve, ajo i ka regjistruar me kamerë amatore.
Nuk dihet nëse kjo vajzë ka qenë ndonjëherë e arrestuar për sulm fizik apo diçka të ngjashme apo nëse me profesion është ndonjë boksiere amatore.










