Ka përfunduar Evropiani për Dembele, ai do të operohet dhe do të mungojë së paku tre muaj

Barcelona ka njoftuar se Ousmane Dembele do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e djathtë dhe do të mungojë për disa muaj.

Anësori francez u detyra të tërhiqej nga ‘Euro 2020’ të hënën, pasi ishte lënduar në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Hungarisë.

24-vjeçari nuk mund të luajë më në turneun evropian, derisa klubi i tij ka konfirmuar se do të operohet, porse nuk e ka specifikuar kohëzgjatjen e mungesës.

Dembele iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e të martës dhe është vërtetuar zhvendosje e tetivës në gjurin e djathtë që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Kujtojmë që në sezonin e kaluar, ai zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën duke shënuar 11 gola.

Sipas njoftimit të Catalunya Radio, Dembele do të mungojë së paku tre muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu