Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në një seri aksidentesh trafiku që përfshijnë mbi 50 automjete pasagjerësh dhe mallrash në autostradën Trakia pranë qytetit bullgar të Jambolit, raporton NOVA. Autostrada është e mbyllur në të dyja drejtimet dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te njerëzit e bllokuar në automjete.
Aksidentet ndodhën të martën në mëngjes, midis kryqëzimeve Zimnitsa dhe Kabile, në kushte mjegulle të dendur dhe dukshmërie të reduktuar ndjeshëm, raportoi 4news.mk. Sipas Kryeinspektorit Todor Mishinev të policisë së Jambolit, midis automjeteve që u përplasën ishin edhe cisterna.
“Ka njerëz të bllokuar në makina. Aktivitetet e shpëtimit janë aktualisht përparësi. Pasi të përfundojnë, do të kryhen veprime hetimore”, tha Mishinev.










