‘Ka tumor në tru!’ Stresi bën rrëfimin prekës për Keisin

Stresi ka bërë një rrëfim prekës për ish-bashkëshorten e tij Keisi. Reperi ka treguar se ajo vuan nga tumori dhe e ka brengë këtë gjë.

Ai ka treguar në “Big Brother VIP Kosova” se ka tre vite pa e takuar.

“Për shtatë vjet se po flasim këtu, shtatë vjet në shpinë më ka mbajtur me halle me probleme me të mira. I ka dy tumorë. Se po i hymë po flasim hallet e tjetrit, por nuk i dini hallet e tjetrit. Ish-bashkëshortja ka tumor dhe kiste në tru dhe për atë unë flas këtu se më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt dhe kur i dëgjoj hallet e tjetrit nuk kam qejf t’i dëgjoj se janë halle koti. Për atë jam i fortë se nesër mundet të ndërrojë jetë vajza e re nuk e kam parë që tre vite”, tha reperi.

Më herët Stresi ka deklaruar se Keisi është arsyeja pse ai është bërë pjesë e formatit. Artisti është shprehur se nuk i intereson çmimi, por do të kthehet sërish me ish-partneren.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu