Ka vizituar thuajse të gjithë botën, Blendi Fevziu tregon se ku janë vajzat më të bukura

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka vizituar plot 130 vende të botës. Rreth një muaj më parë, ai zbuloi se ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

Ndërsa ditën e sotme, Fevziu ka dhënë mendimin e tij lidhur me vajzat e bukura. Sipas gazetarit, femrat e bukura gjenden në vendet e mëdha si SHBA, megjithatë edhe shtete të tjera si Kolumbia apo Venezuela.

“Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Më tej, Fevziu ka përmenduar edhe Shqipërinë. “Shqipëria padyshim që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre”, shtoi gazetari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu